Kryeministri Zoran Zaev pret që të rritet numrin i deputetëve që do të mbështesin procesin e ndryshimeve kushtetuese. Zaev tha se tetë deputetët e VMRO-së që votuan pro nismës për ndryshime kushtetuese kanë komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tyre nga VMRO-DPMNE-ja dhe se beson që ata do të kontribuojnë në rritjen e numrit të deputetëve që do të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Do të përpiqem që deri në fund të këtij procesi të kemi konsolidimin maksimal në shoqëri për ndryshimet kushtetuese. Në fazën e parë kemi pasur një proces gjithëpërfshirës, faza e dytë veçmë është në seancë plenare,shpresoj se në fazën e tretë dhe të fundit mundë ta rrisim numrin e 80 deputetëve”- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

I pyetur nëse ai do të kandidojë për president të Maqedonisë, Zaev mohoi dhe shtoi se ka kandidatë më të mirë se ai për president shteti./ALSAT