Futbollistët ​e Serisë A do të bashkohen në ndeshjet e kësaj fundjavë, duke mbajtur shenja të kuqe në fytyrat e tyre, për ta shprehur mbështetjen për fushatën kundër dhunës ndaj grave.

Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe yjet e tjerë të kësaj lige, si dhe gjyqtarët, do ta mbajnë një vijë të kuqe në faqet e tyre për ta vetëdijesuar publikun për dhunën ndaj grave, transmeton Gazeta Express.

Kjo fushatë është pjesë e marrëveshjes me një organizatë jo-qeveritare italiane, WeWorld Onlus, dhe për Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, të dielën, shumë grave i është dhënë mundësia të shkojnë në këto ndeshje duke veshur fanella në mbështetje të kësaj fushate.

Një numër i madh i yjeve të kësaj lige, si Dybala i Juventusit dhe Marek Hamsik i Napolit, morën pjesë në këtë fushatë, kur ajo e filloi për herë të parë bashkëpunimin me Serinë A gjatë sezonit të kaluar.

Tani, një vit më vonë, kjo fushatë ka marrë më shumë përkrahje edhe në rrjetet sociale me hashtagun #unrossoallaviolena, që në gjuhën shqipe do të thotë “Një karton të kuq për dhunën”