Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të mposht Belgjikën me rezultat 5-2 pas një ndeshje tejet intensive me kthim të rezultatit.

Shtatë gola u shënuan në këtë përballje, me Zvicrën që mori pikët e plota duke fituar 5 me 2.

Belgët e nisën më mirë takimin duke arritur të shënojnë dy herë për 17 minuta përmes Thorgan Hazardit, megjithatë Zvicra u kundërpërgjigj për mrekulli.

Seferoviq shkëlqeu në këtë takim duke shënuar tre gola, kurse nga një gol shënuan edhe Rodriguez e Elvedi.

Protagonist në këtë takim ishte edhe Xherdan Shaqiri që bëri dy asistime, për Seferoviqin dhe Elvedin.

Në Grupin 2 të Ligës A kombëtarja e Zvicrës është lider me 9 pikë, po aq sa ka edhe Belgjika, por me golavarazh më të dobët. Dhe si lidere e grupit Zvicra vazhdon në “Final Four”.