Volkswagen pret që të bëhet prodhuesi më profitabil i veturave elektrike fal një plani multi-miliardë eurosh për të prodhuar ato në masë, sipas shefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Herbert Diess.

VW do të shpenzojë 44 miliardë euro në zhvillim të veturave elektrike, vozitje autonome e shërbime të reja mobile nga 2023-ta, si dhe do të eksplorojë fusha të reja për të bashkëpunuar me prodhuesin amerikan, Ford.

Prodhimi në masë i veturave elektrike do të ndihmojë prodhuesit që të zvogëlojnë koston në të njëjtin nivel siç janë tani veturat me naftë, ka thënë Diess.