Një nga pesë finalistët për “Djaloshin e artë”, që jepet për futbollistin më të mirë në moshën nën 21 vjeç, është Vinicius Junior që i është bashkuar Justin Kluivert (Roma), Matthijs de Ligt (Ajax), Patrick Cutrone (Milan) dhe Trent Alexander- Arnold (Liverpool).

Tani ka mbetur se kush do ta fitojë këtë trofe, i cili jepet më 17 dhjetor në Torino, në selinë e gazetës së njohur italiane, Tuttosport.

Nëse Vinicius përfundon si më i mirë, ai mund të jetë braziliani i tretë që e fiton këtë çmim pas Andersonit më 2008 dhe Patos më 2009.

Lojtari i fundit që e ka fituar këtë çmim ishte Kylian Mbappe, derisa lojtarët spanjoll si Isco dhe Cesc Fabregas ishin disa nga ata që e fituan atë më parë.

Mesfushori i Real Madridit, Isco, e kishte fituar këtë çmim më 2012 kur ai ende luante për Malagan.