Kriptovaluta Bitcoin ka rënë deri në 14.04 për qind brenda 24 orëve në më pak se 3,700 dollarë, duke sjellë humbjen më të madhe prej më se 30 për qind brenda një jave.

Edhe vlerat e kriptovalutave të tjera ranë ndjeshëm, ku Ethereum ra me 14.33 për qind, Ripple me 15.41 për qind dhe Bitcoin Cash me 18.73 për qind, shkruan Telegrafi.

Bitcoin është duke u tregtuar në nivelin 3,732.05 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji tetor 2017 dhe tani ka humbur rreth 75 për qind të vlerës që nga kulmi që ishte në muajin dhjetor 2017.

Një panoramë më e gjerë e industrisë zbulon se dhjetë kriptovalutat në botë kanë pasur të njëjtin fat këto ditë.