Të gjithë amvisëritë, përveç konsumimit të energjisë elektrike, do të kenë mundësi edhe të prodhojnë energji elektrike nga dielli, ndërsa tepricën do të mund t’ia dorëzojnë rrjetit distributiv të energjisë elektrike. E gjithë kjo parashikohet me rregulloren e re për burime të ripërtërishme të energjisë.

“Në Republikën e Maqedonisë, me sjelljen e akteve nënligjore, do të japim mundësinë që të instalohen edhe 20 megavat energji elektrike, prodhim nga dielli apo fotovolltaik, ku Maqedonia në kuadër të programit të Ministrisë së Ekonomisë do të përcaktojë lokacionet të cilat do të jenë lokacione shtetërore dhe në mënyrë transparente në thirrje publike të gjithë të interesuarit do të mund të investojnë në republikën e Maqedonisë sa i përket energjisë së ripërtërishme”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Ligji i ri për energjetik nuk kufizon më procesin e investimit në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë si më parë. Në lidhje me shfrytëzimin e mbështetjes shtetërore, është prezantuar një tarifë premium. Do t’u jepet investitorëve të cilët do të kërkojnë subvencion më të vogël”,- theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koco Angjushev.

Ligji përfshin edhe kërkesat për një proces konkurrues për investitorët të cilët do të shfrytëzojnë masat mbështetëse dhe më pas integrimin e kësaj energjie në tregun e energjisë elektrike.

Fondet për pagesën e premive do të sigurohen nga buxheti i Maqedonisë çdo vit për të cilat Ministria e Ekonomisë në programin e saj vjetor do ta dorëzojë në qeveri.

Loading...