Kodra e Diellit, dalë nga dalë po çlirohet nga ndërtimet e egra, të mureve rrethuese, të vikend shtëpizave që kishin ngushtuar rrugët duke penguar kështu lëvizjen e lirë. Aksioni është marrë nga inspektorati i komunës së Tetovës, me qëllim që të gjitha muret rrethuese që janë ndërtuar pa leje dhe që kanë penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve të prishen.

‘Ky nuk është një aksion at-hok, inspektorati komunal ka qenë i detyruar të ndërmarrë një veprim të tillë, pasi ka shterur të gjitha kornizat ligjore palët janë thirrur nga inspektorati, dhe kanë dorëzuar aktvendime, gjithashtu ka pasur edhe paralajmërime në gazetën zyrtare dhe ato të përditshme. Normalisht pas mos reagimit nga ana e atyre banorëve ne jemi detyruar të ushtrojmë ingerencat tona ligj-zbatuese dhe ligjore të inspektoratit komunal që është mënjanimi i mureve që pengojnë në të ardhmen asfaltimin e rrugës’ – tha zwdhwnwsi i Komunws sw Tetovws, Armend Fazliu.

Sipas autoriteteve ky aksion do të vazhdojw edhe më tej në Kodrën e Diellit deri në largimin dhe çlirimin e tërësishëm të rrugëve, ndërsa së shpejti do të shtrihet edhe në qytet.

‘Një herë i kemi  dhënë prioritet të rregullohet kjo çështje, pasi ne e llogaritmi se Kodra e Diellit, është një aset i jashtë zakonshëm i komunës së Tetovës por edhe i banorëve, dhe mund të frymojnë lirshëm, dhe ne do të duhet të ushtrojmë aksionet tona që na i garanton edhe ligji’ – u shpreh Fazliu.

Kodra e Diellit përpos ndërtimeve pa leje përballet edhe me mungesë të  infrastrukturës mungesë kanalizime si dhe mungesë të investimesh kapitale. Edhe pse qeveria e Maqedonisë shumë herë ka premtuar se në këtë qendër turistike do të investohet milion euro, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Teleferiku me gjashtë ulëse që filloi të ndërtohet dy vite me pare është në fazën përfundimtare, por si duket edhe këtë vit nuk do jetë në shërbim të turistëve./MTV2/