Dje  rreth orës 18 e 30 minuta, në udhëkryq në rrugën ,,JNA,, në Tetovë, vetura e tipit ,,BMV,, me targa të regjistrimit të Tetovës, e drejtuar nga 36-vjeçarja S.H nga Tetova , ka aksidentuar këmbësoren 11-vjeçare, nga fshati Siriçinë  e Tetovës.

Këmbësorja e lënduar është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore.

Pas kryerjes së hetimeve, punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit, si dhe detajet tjera në veçanti.