Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka vizituar sot personat e lënduar në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku mes tjerash ka takuar në QKUK edhe ambasadoren turke, aty ku ajo është duke marrë ndihmë mjekësore.

Tërnava teksa është larguar nga QKUK ka thënë se gjendja shëndetësore është e mirë e ambasadores turke dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Kishte në gjendje të mirë dhe nuk është në rrezik për jetën. Të gjithë ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejt në gjirin familjarë”

“Po e kam parë personalisht dhe gjendja e saj është e mirë dhe nuk është në rrezik për jetën”, ka thënë Tërnava./Insajderi