Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes faqes zyrtare në Twitter, ka njoftuar se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, e ka pritur në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo u takua pasditen e 26 nëntorit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas DASH, Sekretari Pompeo pohoi mbështetjen e palëkundur të SHBA për Kosovën, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare.

Sekretari uroi Thaçin dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për përparimet e mëdha që kanë bërë gjatë dekadës që nga pavarësia dhe diskutuan rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe nxitjes së rritjes ekonomike të fuqishme për të siguruan suksesin e së ardhmes së Kosovës.

Sekretari inkurajoi Kosovën të kapë këtë dritare unike mundësie për ta arritur një marrëveshje historike gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë në procesin e Dialogut të mbështetur nga BE.

Pompeo i i bëri thirrje autoriteve të Kosovës të shfuqizojnë tarifat e importeve nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina dhe të punojnë me Serbinë për të shmangur provokimet dhe përshkallimin e tensioneve.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për të pstruar rrugën për integrimin e ardhshëm të të dy vendeve në bashkësinë perëndimore të kombeve.

SHBA janë të gatshme të ndihmojnë dhe mbështesin partitë për të arritur një zgjidhje që është e qëndrueshme, e zbatueshme dhe rrit stabilitetin,’ përfundon deklarata e DASH.

Nga ana tjetër, Presidenca e Kosovës ka njoftuar:

Presidenti Thaçi merr mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi