Politologu Xhenis Sulimani në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal shprehet se Bashkimi Europian ka gjasa ta humbë Ballkanin nëse lejon që Hungaria ti jep azil politik ish kryeministrit Gruevski.

Ai shprehet se në rast ndodh kjo, ulet kredibiliteti i vendeve anëtare në BE dhe besimi i ballkanasve për institucionin e BE-së.

Sipas tij strehimi i një kryekrimineli si Gruevski është jashtë çdo logjike dhe etike politike.

Sulimani më tej thotë se gjithë këto ndodhi, mund të ndikojnë që ballkanasit në të ardhmen ta përqafojnë më shumë lindjen, gjegjësisht Turqinë e Rusinë.

“Ballkani gjithmonë ka qenë vatër e përplasjes së fuqive të mëdha. Ballkani është trualli i betejave të shumta lindje-perëndim. Vonesa e anëtarësimit të Ballkanit perëndimor në BE ka nxitur edhe më shumë interesin e Rusisë dhe Turqisë në Ballkan. Rasti i fundit me ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe mundësinë e tij për të marrë azil politik në Hungari, e ulë kredibilitetin e vendeve anëtare në BE, si dhe besimin e ballkanasve për institucionin e BE si tërësi. Strehimi i një kryekimineli, si Gruevski është jashtë cdo etike politike, është kulmi i të pavlefshmës në politikë. Kjo, do të ndikojë që ballkanasit ta përqafojnë më shumë lindjen, Turqinë e Rusinë dhe të mos mbajnë shpresa se do të anëtaresohen në vendin ku shpresonin se dominojnë vlerat politike. BE ka harxhuar shumë energji deri tash në Ballkan, në pajtimin e popujve këtu, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës…etj. BE do të rrënojë ëndërrat e ballkanasve, të cilët gezojnë bindjen se nëpërmes BE-së do të lirohen nga politikanët e korruptuar, vendas”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Xhenis Sulimani.