Drini i zi po ngulfatet nga mbeturinat. Gjendja më e keqe është në hyrje të Strugës tek lagja e romëve, por vazhdon përgjatë rrjedhës së lumit. Gjatë ditëve të fundit lumi solli shishe plastike dhe mbeturina biologjike. Edhe në fund të lumit mund të vërehen mbeturina të ndryshme, pllaka qeramike, plastikë. Qytetarët kërkojnë kujdes më të madh nga institucionet. Ata thonë se Drini dikur ishte lumi më i pastër, ndërsa tani është shndërruar në lumin më të ndotur.

I papastër është tek penda. Është shumë i papastër. Qytetarët hedhin mbeturina. Këtu mblidhen mbeturinat”.

Do e pyesni kryetarin e komunës. Ai është përgjegjës për gjithçka. Çfarë jam unë? Unë si qytetarë do duhet t’i paguaj të gjitha detyrimet, komuna le të kujdeset për këtë”.

Ambientalistët paralajmërojnë se gjendja e këtillë jo vetëm që negativisht ndikon në botën e gjallë të lumit, por edhe në Liqenin e Ohrit.

“Përshtypja e parë për Strugën është pamja që e shihni mbrapa meje. Grumbuj mbeturinash mund të shohë secili që vjen në Strugë. Për fat të keq për momentin nuk ka asnjë reagim nga institucionet për përmirësimin e gjendjes e cila po përsëritet për çdo vit”.

Nga Ndërmarrja komunale publike Strugë thonë se gjendja po përsëritet për shkak të qytetarëve të pandërgjegjshëm që jetojnë përreth lumit dhe që hedhin mbeturina të ndryshme. Ambientalistët shtojnë se problem shtesë është ajo që shtrati i lumit Drini i Zi nuk është pastruar thuajse 6 dekada.