Stine ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin radiofonik ‘Kafe IN’.

Në një rrëfim ndryshe për jetën familjare dhe karrierën ai tregoi gjëra që nuk dinim. Këngëtari i shumë hiteve dhe një ndër më të dashurit për publikun ka thënë se shumë shpejt do të largohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë bashkë me familjen.

Gjithsesi përpara se të largohet Stine bëri me dije se do të lançojë një album të ri. “Do të dalin më shumë se dy projekte, sepse nuk bëra pushime vere. Jam marrë vetëm me albumin që do të publikohet. Albumi për mua është një libër! Tregon artistikisht mesazhin që do të japësh sepse vetëm një këngë nuk tregon asgjë”,-u shpreh ai. Ndër të tjera këngëtari foli për të bijën me shumë emocion dhe tregoi se ndjesia e të qenurit baba e ka ndryshuar tërësish