Sporti shqiptar ndodhet në zi këtë të martë me largimin e njërit prej ish mundësve më të njohur të vendit.

Ka ndërruar jetë sot në moshën 87 vjeçare Ramadan Martini. Ish mundësi ka qenë 7 herë kampion kombëtar dhe 5 herë kampion kombëtar në sportin e peshëngritjes.

Martini është diplomuar për sportet e mundjes dhe peshëngritjes në Varshavë të Rumanisë në 1967.

Martini ka patur një karrierë prej 45 vitesh në shërbim të sportit shqiptar, fillimisht vetë si atlet e më pas si  trajner dhe gjyqtar. Ai është nderuar me titujt “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në mundje dhe në peshëngritje “Nder i Sportit Shqiptar”