Artin Spahiu

 

Sado injorant të jetë një popull, e lëre më shqiptarët që janë ndër popujt më të zgjuar në botë, nuk i gënjen dot me teza folklorike të roman-nacionalizmit, që edhe vet ata që i hedhin nuk u besojnë!
Një popull te udhëheqësit e tyre vlerëson sinqeritetin dhe konsekuencën në teza dhe veprime. Prandaj, nuk është e rastësishme që shqiptarët e Maqedonisë, për rreth 20 vite përkrahin Ali Ahmetin. Politikani i cili në asnjë moment nuk ndryshoi qëndrimet e tij sa u përket shtetit e shqiptarëve, qoftë kur ishte opozitar qoftë në pushtet.
Nga e kaluara e afërt ne na kujtohen shumë nga politikanë, liderë dhe grupacione politike që kanë plasuar shumë ide dhe platforma populiste kur ishin në opozitë, ndërsa fati deshi që edhe ata, të gjithë, të bëhen pjesë e qeverive, pas çkai ndryshuan gjithçka.
Ku është “Marrëveshja Politike”? Ku është “Ridefinimi”? Po “Federalizimi”?
Cili nga ato parti, hedhëse të tezave të lartëpërmendura, hyri në qeveri dhe doli me kërkesat që promovonin kur ishin opozitë ?
Populli thotë një fjalë:
Gënjeshtra i ka këmbët të shkurtëra! Por gënjeshtra e këtyre, grupacioneve me platformat e tyre ambicioze opozitare (se kur hynë në qeveri kanë tjera platforma) , që u doli boja kaq shpejt, nuk paska as këmbë, por vetëm shputa😜 që nuk i përdorën më gjatë se një palë zgjedhje!