Sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Procesi ndodhet në fazën e dëshmive dhe për sot është paraparë që të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, të cilët është dashur të dëshmojnë në seancën e djeshme, por për shkak të moskoordinimit të gjykatës, gjegjësisht njëri nga të akuzuarit duhej të paraqitej edhe në seancë tjetër, e njëjta u anulua. Për ngjarjet në Kuvend akuzohen 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”. Më herët për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Sasho Markovski, trupi gjykues vendosi që ai të gjykohet ndaras nga të tjerët.