Trajneri i Real Madridit Santiago Solari nuk mendon se do të ketë një ndikim të njëjtë si Zinedine Zidane, pasi ka thënë se francezi është i pakrahasueshëm.

Zidane u largua nga Real Madridi në fund të stinorit të kaluar, vetëm disa ditë pasi kishte marrë titullin e tretë me radhë të Ligës së Kampionëve me madrilenët, transmeton Gazeta Express.

“Zidane është i pakrahasueshëm”, ka thënë Solari.

“Ai është një legjendë, ai kishte një nivel fantastik. Ai ka qenë një lojtar i mrekullueshëm, me të cilin kam pasur fatin të luaj”.

“Por si trajner mendoj se ai do të jetë më i suksesshmi në historinë e Real Madridit. Ai është unik”.

Solari edhi në vend të Julen Lopeteguit, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, kurse Solari katër ndeshjet e para i ka përfunduar me fitore.