Vendimi i Real Madridit për ta mbajtur si trajner të skuadrës Santiago Solarin është pëlqyer nga Lucas Vazquez.

Julen Lopetegui u shkarkua nga drejtuesit e klubit në muajin e kaluar pas një fillimi të dobët në këtë stinor, dhe vendin e tij e zuri Solari, transmeton Gazeta Express.

“Ai e meriton punën për rezultatet që ka marrë, paraqitjet dhe harmoninë që ka sjellë”, ka thënë Vazquez.

“Ai e meriton sepse nuk ka mundur ta bëjë më mirë se kaq”

Solari i ka fituar të gjitha ndeshjet që prej se mori detyrën e trajnerit, gjithsej katër fitore radhazi