Moskë, 22 nëntor – Vendimi i Prishtinës për të ngritur taksën për produktet serbe do të thotë shpallje e “luftës tregtare” ndaj Beogradit, thanë në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, bëjnë të ditur mediat serbe, transmeton Koha.net.

vendim është në përputhje me politikat e atjeshme, siç citohet kumtesa e MPJ të Rusisë, të pastrimit etnik, meqë popullata serbe varet nga furnizimi prej territorit qendror të Serbisë.

Po ashtu kumtesa thekson se Prishtina nuk e fsheh se bëhet fjalë për “hakmarrje” për shkak të dështimit në Dubai, ku Asambleja e Përgjithshme e Interpolit hodhi poshtë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Provokimi i tillë i Prishtinës është edhe një dëshmi për mungesën e konsekuencës së autoriteteve të Kosovës. Faktikisht bëhet fjalë për shpallje të luftës tregtare në kuadër të politikës së pastrimit etnik, meqë popullsia serbe në veri varet nga furnizimi prej Serbisë qendrore”, siç e quan ajo shtetin e Serbisë, me tendencën që të vetëkuptohet se pjesë e saj është edhe Kosova.

e Rusisë ka përmendur si dëshmi për inkonsekuencë edhe tërheqjen e dhjetë njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka lavdëruar “reagimin e matur të Serbisë” ndaj masave të Kosovës. Ajo i ka bërë thirrje BE-së, “si ndërmjetëse e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës që të ushtrojë ndikim ndaj autoriteteve të Prishtinës në mënyrë që sa më parë të jetë e mundshme të hiqen këto masa, që kërcënojnë me rritjen e tensioneve në Ballkan”, citohet komunikata e saj nga mediat e Beogradit.