Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të trafikut në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin e Mramorit.

Në këtë aksident janë përfshirë tri makina: një veturë e tipit “Opel Corsa”, një “X5” dhe një veturë e tipit audio.

Sipas dëshmitarëve që kanë treguar ngjarjen për Klan Kosovën, aksidenti kishte ardhur si pasojë e shpejtësisë.

Dëshmitarët kanë thënë se vetura e tipit “Opel Corsa”, ka hyrë në tejkalim të disa veturave, ndërsa ka goditur veturën ku gjendej ambasadorja turke.

Po ashtu sipas asaj që është raportuar edhe vetura e tipit “Audi” ka goditur eskortën e ambasadës turke, ani pse nuk është shpjeguar ngjarja se si ka ndodhur deri tek goditja e eskortës së ambasadës nga vetura e dytë.