Kisha Ortodokse serbe ka qenë njëra nga kundërshtaret me të ashpëra të idesë së prezantuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, për “korrigjim të kufijve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë finale të marrëveshjes në Bruksel.

E duke e parë gjithë këtë kundërshtim, shteti i Serbisë duket se ka vendosur që t’ua mbyll atyre gojën duke iu dhuruar para.

Siç shkruan Radio Evropa e Lirë në edicionin e gjuhës serbe, qeveria e Serbisë ka dhuruar një milion euro për Kishën Ortodokse, raporton Gazeta Express.

Këto para të dhuruara nga shteti serb do të konsiderohen si para të dhuruara për organizata joqeveritare.

Ky vendim i Qeverisë serbe do të hyjë në fuqi brenda dy dite.

Më herët Vuçiç kishte kritikuar deklarimet e Kishës Ortodokse për çështjen e kufijve duke thënë se nuk iu takon atyre që të përzihen në këto punë.