Një javë kaloi prej që u shkarkua Julen Lopetegui nga trajneri i Realit përderisa tashmë janë parë disa përmirësime që në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeo

Santiago Solari erdhi për ta ndryshuar skuadrës dhe teknikat dhe Los Blancos kanë filluar që të fitojnë, duke fituar dy ndeshje të radhës.

Më poshtë kemi parë shtatë gjëra që kanë ndryshuar nën urdhrat e trajnerit të ri, si dhe pesë problemet që ende nuk janë rregulluar.

Shtatë ndryshimet

1. Shpërthimi i Viniciusit

Dallimi më i madh në mes të dy trajnerëve është aktivizimi i Vinicius.

Nën Lopeteguin, ai luajti vetëm 12 minuta në dy ndeshje kurse nën Solarin ai ka luajtur 120 minuta, në të cilat ka qenë lojtari më i mirë i Real Madridit.

2. Vendime më logjike

Solari prej që ka ardhur në karrige të Realit, ai i ka bërë vendimet e tij më logjike.

Për shembull, nëse Marcelo nuk luan ai e aktivizon Sergio Reguolon, dhë njëjtë vepron me Alvaro Odriozola kur mungon Dani Carvajal.

3. Nuk pranon gola

Në dy ndeshje të Solarit në bankinë, Real Madrid ka dy ndeshje pa pësuar gola, edhe pse mund të kishin marrë një me Real Valladolidin.

4. Vendime të guximshme

Deri me tani, argjentinasi ka treguar se nuk është i lidhur me ndonjë lojtarë dhe ai nuk frikësohet të bëj ndryshime, siç e kemi parë në rastin e Viniciusit.

Po ashtu kemi parë rikthimin e Lucas Vazques në vend të Gareth Bale të shtunën, përderisa po ashtu e ka larguar Cacemiron.

5. Rikthimi i Pintus

Gjatë udhëheqjes së Lopeteguit, trajneri i fitnesit Antonio Pintus ishte larguar por Solari e ka kthyer atë në pozitën e tij duke i dhënë të njëjtin rol ashtu sikurse ai e kishte në kohën e Zinedine Zidane.

6 dhe 7. Fati…dhe lumturia

Është e pandashme, por Lopetegui u largua me ndjenjën që ai nuk kishte fat në Bernabeu, ku i urojë Solarit “plot fat që ai nuk e pati”, kur u zëvendësua.

Deri me tani, Solari e ka gëzuar këtë fat dhe ai ishte plot buzëqeshje edhe në stol edhe në konferencën për shtyp.

Pesë problemet që duhet ndrequr

1. Loja kolektive

Më 58.1 për qind posedim, Los Blancos dominoi me top kundër Real Valladolidit, por ata nuk arritën që të krijojnë shumë rrezik dhe kishte shumë krosime që nuk ishin të rrëzikshme për Jordi Masip.

Mungesa e një 9’shi të pastër e bën të vështirë që të këtë sukses derisa ka nevojë për një lojë më të mirë kolektive në mënyrë që të krijohen hapësira dhe të krijojnë shanse të rrezikshme.

2. Forma e dobët e Modric

Një tjetër arsye pse po vuan Real Madrid është edhe fakti që Luka Modric nuk po luan sikurse jemi mësuar të luan, me kroatin që ende duket se po vuan pasojat e humbjes në finale të Botërorit.

Toni Kroos po ashtu nuk është në sezonin e tij më të mirë, kështu që problemi për një zonë kreative është duke munguar.

3. Bale dhe mungesa e një lideri

Gareth Bale pritej që të jetë njëri prej liderëve të skuadrës pas largimit të Cristiano Ronaldos, por mungesa e shënimit të golave ka bërë që ai mos të shihet si yll më.

Ulsiani madje u zëvendësua me Lucas Vazquez kundër Real Valladolidit kur rezultati ishte 0-0.

Real Madridi ka nevojë për një njeri i cili mund të ndihmojë skuadrën kur ka vështirësi dhe ti vëjë ata në veprim, e që momentalisht nuk e ka.

4. Vendi i Asensios në formacion

Si Bale, Marco Asensio pritej që të shkëlqente këtë sezon, por ai nuk është duke përformuar në nivelin e pritur pavarësisht faktit që ai është një startues i rregullt.

Ai ka vetëm dy gola deri me tani dhe nuk ishte më i mirë se Vinicius të shtunën.

Ka nevojë që spanjollit të rritet përndryshe ai duhet të kthehet në bankinë ashtu sikurse janë edhe kolegët e tij.

5. Mungesa e besimit

Julen Lopetegui dukej se nuk i bësonte mbrojtësve zëvendësues si Alvaro Odriozola dhe Sergio Reguilon që të zëvendësojnë Dani Carvajal dhe Marcelo.

Solari tashmë ka filluar që ta ndreq këtë gjë duke i besuar dy zëvendësuesve anësorë të mbrojtjes në dy ndeshje.

Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët të jenë në formë të mirë dhe se trajnerët ti besojnë atyre