Para se t’i lexoni këto këshilla sigurohuni që do t’i mbani në mend, si një kujtesë për gjerat që nuk duhet të jeni pishman. Kur të arrini një moshë të shtyrë do të jeni pishman për disa gjera që tani duken se janë tejet të thjeshta për t’u brengosur apo edhe shpenzoni shumë kohë të preokupuar me to pa pasur nevojë.

Udhëtimet që si keni bërë kur keni pasur kohë dhe mundësi
Udhëtimet bëhen më të vështira për t’u realizuar me moshën, në veçanti kur keni familje dhe persona për të cilët duhet të kujdeseni.

Gjuhët e huaja që nuk i keni mësuar
Do të ju vijë shume keq që keni kaluar tre vjet të shkollës se mesme duke mësuar një gjuhë të huaj dhe të mos ju kujtohet asgjë më pas.

Qëndrimi në një lidhje toksike
Asnjë person që i ka dhënë fund një lidhje toksike nuk dëshiron të kishte qëndruar më gjatë në atë lidhje.

Frika për të provuar gjëra të reja
Kur të shikoni prapa në kohë do të mendoni me vete “Pse vallë isha aq e frikësuar?”.

Lënia anash e kujdesit fizik
Shumë prej nesh kohën më të mirë kur jemi fizikisht të fortë e kalojmë në shtrat. Kur të arrini te 50’tat do të thoni “çfarë mund të kisha bërë?!”.

T’i kushtoni rëndësi komenteve të të tjerëve
Brenda 20 vjetësh as që do t’ju kujtohet se çfarë kanë menduar të tjerët për ju.

Frika të thoni “TE DUA”
Kur të arrini pleqërinë nuk do të brengoseni në qoftë se dashuria po ju kthehet – do e konsideroni me fat veten që arritët ta ndjeni.