Një peshkatar që kishte dalë me varkën e tij për të peshkuar përgjatë brigjeve të Zelandës së Re, dalloi në det diçka që i ngjasonte një kukulle, u afrua me kureshtje dhe zbuloi se bëhej fjalë për një foshnje vetëm 18 muajshe, që për mrekulli ishte ende në jetë.

Gus Hutt, që po bënte kamping në Plazhin Matata, në ishullin jugor neozelandez, kuptoi se “ishte një fëmijë vetëm kur e kishte nxjerrë nga uji dhe fëmijë lëshoi një psherëtimë të vogël. O Zot, është një fëmijë dhe është ende gjallë. Është një mrekulli”, tregoi Hutt për gazetën “NZ Herald”.

“Fytyra ngjasonte si prej porcelani. Nëse do të kisha parë në atë drejtim një minutë më vonë nuk do të kishte shpëtuar. Dukshëm çasti i tij nuk kishte ardhur”, tha peshkatari.

Më pas u mësua se vogëlushi kishte qenë për kamping me prindërit dhe se kishte dalë në buzë të detit vetëm duke iu afruar ujit që e kishte marrë.