Një shpërthim tritoli ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “28 Gushti” në Tropojë.

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të një lokali në pronësi të qytetarit me iniciale S.Gj.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forcat e policisë shkuan në vendngjarje për të mbledhur provat. Grupi hetimor është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje, si dhe për të identifikuar autorët.

Burimet i thanë tvklan.al se policia dyshon që ngjarja të jetë e sajuar, duke hetuar edhe në këtë pistë.