Një rrëfim shokues mbi ish-bashkëshortin e saj ka bërë aktorja e njohur si “Ahsen Hatun” nga seriali shumë i ndjekur “Sulejmani i madhërishëm”, aty ku ra shumë në sy për bukurinë dhe aktrimin.

Ceren Hindistan nisi një lidhje dashurie me biznesmenin Umit Aslan në vitin 2014.

Aktorja ka treguar se ish-bashkëshorti e dhunonte, madje edhe gjatë shtatzënisë.

Ajo ka deklaruar:

Kur isha shtatzënë më ka rrahur 2 orë me rrip. Sapo dola nga dushi dhe kisha vetëm një peshqir. Rashë në tokë dhe po ruaja vetëm barkun”.

Ceren dhe Umit u ndanë në vitin 2016, 1 vit pas lindjes së vajzës.