Njëri nga shoferët që shkaktoi tragjedinë në familjen Hoxha në Korçë ku humbi jetën kryefamiljari Sokoli dhe vajza 6-vjeçare, mban një post drejtues në bashkinë e qytetit juglindor.

Petrit Kupe 61 vjeç është drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve në Bashkinë Korçë, njëherazi ish-kryetar i Komunës së Libonikut.

61-vjeçari po drejtonte automjetin tip “Volkswagen” me targa AA837UJ  që u përplas me makinën tjetër tip “Benz” me targa AA831AA, që drejtohej nga Laurenc Pallashi 29 vjec.

Të dy janë shoqëruar në komisariat deri në sqarimin e rrethanve të kësaj ngjarje të rëndë, ku babë e bij ishin kalimtarë, duke shkuar në shtëpi.

Ata humbën jetën pasi u përplasën nga makinat e aksidentuara me njëra-tjetrën në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit.

Loading...