Një gjarpër i cili doli nga Muri Perëndimor në Izrael po konsiderohet si shenja e tretë që fundi i botës është pranë. Një fenomen që vjen pas lindjes së mëshqerrës së kuqe dhe shfaqjes së peshqve në Detin e Vdekur. Janë dijetarët biblikë ata që i druhen faktit se këto tre ngjarje janë provë e profecive apokaliptike që po kthehen realitet.

Një video pushtoi titujt kryesorë të mediave në Izrael, ku shfaqej një gjarpër që dilte nga Muri Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit. Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, pikërisht kjo po pretendohet se është shenja e tretë e kiametit. Klipi i gjarprit që gjëmonte një zog u postua në YouTube dhe u shpërnda gjerësisht nga blogerët hebre.

“E keqja e personifikuar nga gjarpri në Eden do të ringjallet ditët përpara Mesisë”, shkruajti një përdorues. Sipas tyre, simboli i zogut që ndiqet nga gjarpri është provë që po jetojmë në kohë të rrezikshme.

Muajin e shkuar, fotoreporteri izraelit Noam Bedein, raportoi shenja jete nënujore në një gropë të vogël, rreth Detit të Vdekur, ashtu sikurse edhe bimë që po rriteshin. Sipas Biblës, pas shkatërrimit të Sodomës dhe Gomorës, një tokë u shndërrua në një djerrinë të shteruar.

Por Ezekieli, një prift dhe profet që shfaqet në Dhjatrën e Vjetër parashikonte lulëzimin e ujërave të kripur në profecinë e tij për fundin e botës.

Një muaj përpara peshqve në Detin e Vdekur, një tjetër profeci biblike frikësoi njerëzit, pasi mëshqerra e kuqe lindi pas 2 mijë vjetësh në Izrael. Si në kristianizëm ashtu edhe në judaizëm, lindja e mëshqerrës së kuqe në Tokën e Shenjtë është në qendër të parashikimit për fundin e kohërave./tvklan.al