Debati mbi draft-amendamentin për ndryshimin e Preambulës u koncentrua në drejtim të modernizimit të Preambulës. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela kërkoi që karakteri multi-etnik i vendit të reflektojë edhe në Preambulë. Sela kërkoi edhe largimin e përcaktimit 20 për qind, duke krahasuar kushtetutën aktuale me kushtetutat e ish mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

“Fjalia të nisë me: Qytetarët e Maqedonisë, populli maqedonas dhe të fshihet pjesa si dhe qytetarët tjerë që jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, pra pas popullit maqedonas të vazhdojë populli shqiptar, populli vlleh, turq, romë, serb, boshnjak dhe të tjerët. Kjo do ta bënte më te drejtë Maqedoninë e së ardhmes, kjo do t’i përfaqësonte njësojë të gjithë qytetarët”- deklaroi Sela.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se të gjitha rekomandimet do të shqyrtohen, por kjo nuk nënkupton se do të pranohen.

“Ia vlen të shqyrtohet por formulimi i përgjithshëm nuk është i drejtë pasi siç e thashë ka shtete kombëtare si Shqipëria, Serbia, Turqia, Bosnja, Bullgaria”, theksoi Zaev. Ndërkohë, pati edhe propozime të tjera nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Loading...