Pas marrjes në pyetje të ekspertëve nga MPB, të cilit kishin kryer analiza dhe hetime të materialeve për rastin “Monstra”, seanca e  sotme gjyqësore për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, ishte ndërprerë, ndërsa ajo e reja është caktuar për më 10 dhjetor, kur do të merren në pyetje tërthorazi   mjek nga Mjekësia Ligjore dhe ekspertë të balistikës.

Familjet e djelmoshave dhe peshkatarit të vrarë theksuan se nuk do të marrin pjesë në seancë, sepse kjo është shumë e dhimbshme për ta dhe se nuk mund t’i ndjekin rrëfimet.

Në fillim të seancës së sotme, eksperti i parë, i punësuar në Repartin për krim-teknikë pranë MPB-së, tha se për rastin ka bërë analizë të shenjave të gishtërinjve, në automjetin fiat punto”.

“Në analizë më ishin dorëzuar dy gjurmë, prej të cilave njëra ishte nga pëllëmba e dorës dhe ishte për analizë më të thellë. Pas futjes në sistem  nuk është kryer identifikim, tha eksperti.

Theksoi, se  me lëndën për analizë, është angazhuar më 17 prill të vitit 2012.

Eksperti i dytë, ka qenë i punësuar si kryeshef i Repartit për mjekësi ligjore digjitale pranë MPB-së  dhe ka kryer kontroll dhe analizë në pajisjen e dorëzuar kompjuterike për rastin.

Theksoi se me urdhrin është kërkuar të konfirmohet përmbajtja  e komunikimit elektronik dhe failet  të cilat janë në lidhje me përgatitjen dhe kryerjen e veprës penale terrorizëm,  nga pajisja e marrë kompjuterike e personave Qani Aziri, Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Fejzi Aziri, Imer Demiri, Ismir Asani dhe  dymbëdhjetë persona tjerë.

“Nga kompjuteri i Agim Ismailoviq janë gjetur  fragmente tekstuale nga komunikimi në internet i realizuar përmes MSN, Skajp dhe Fejsbuk, deklaroi eksperti.

Theksoi se nuk është kryer analizë e përmbajtjes, por që të gjitha pjesët e nxjerra  janë të kapshme për analiza të hollësishme, në çka gjykatësi Stavrev, potencoi se  do të kërkojë të bëhet analizë e hollësishme  e përmbajtjes së atij komunikimi për lidhshmërinë me veprën konkrete.

Rasti “Monstra” në shkurt të këtij viti filloi që nga fillimi dhe ende është në procedurën e dëshmive.

Për vrasjen e  pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur ishin vrarë djelmoshat Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandër Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i ndërpreu dënimet dhe rastin e ndërmori PSP-ja.