Sipas burimeve nga Libertas nga njerëz të afërt me ish-shefin e policisë sekrete, kushëriri i të arratisurit Nikola Gruevski, Sasho Mijalkov disa kohë më parë kishte letërnjoftim me adresën të hotel Meriot, njofton TetovaSot.

Hoteli më herët besohej se ishte pronë e të burgosurit e kohëve të fundit, Orce Kamçev gjegjësisht është në pronësi të të arrestuerit të sontëm Sasho Mijalkov.

Burimet e njëjta pohojnë se ai u zhvendos në hotel dhe nxorri një letërnjoftim, sepse dyshonte se mund të lëshohej një urdhër për arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së tij./TS