Ish-kreu i shërbimit sekret Sasho Mijallkov sot do të dërgohet për në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ku do të vazhdojë seancën për rastin ‘Titanik 2’.

I akuzuari Sasho Mijallkov gjendet në paraburgim në burgun hetues të Shutkës me kërkesë të PSP-së, e cila pohon se ai kishte qëllim që të arratiset.

Ky propozim u pranua nga Këshilli i Gjykatësve, pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, ku dhe për disa ditë përfundoi në paraburgim.

Në rastin ‘TITANIK 2’ i akuzuar është edhe Menduh Thaçi, ish-kreu i DSK-së Sasho Mijallkov si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sashko Srcev.

Javën e kaluar Mijalkov nuk u dërgua në Gjykatë me arsyetimin se gjykata nuk ka gjetur kohën e duhur për të dërguar urdhërsë që ta sjellin të akuzuarin nga burgu hetues i Shutkës në seancë.

Në rastin ‘Titanik 2’ të akuzuarit gjykohen për përgjim masiv, ku në mesin e të akuzuarve është edhe vetë Sasho Mijallkov, ndërsa masa paraburgim iu caktua pikërisht për këtë lëndë si masë parandaluese për arratisjen e tij të mundëshme.