Alessandro Florenzi e ka shpëtuar Romën nga humbja e katërt në këtë fillim sezon të kampionatit italian Serie A, duke shënuar një gol të vonshëm për rezultatin përfundimtar 1-1 ndaj Fiorentinës të shtunën në Florencë.

Takimi i sotëm i javës së 11-të të Serisë A ishte mes dy skuadrave me pikë të barabarta dhe me ecuri të dobët të rezultave, dhe mbaroi si e tillë edhe pse vendasit ishin në epërsi për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Pas pak më shumë së gjysmë ore lojë, Fiorentina kaloi në epërsi, kur Jordan Veretout shënoi nga penalltia.

Mysafirët nga kryeqyteti italian ishin dukshëm skuadër më dominuese, por e barabartë me vendasit në krijimin e rasteve.

Kur u mendua se do të mposhtej përsëri, Alessandro Florenzi mendoi ndryshe kur realizoi gol pesë minuta para përfundimit të takimit.

Fiorentina dhe Roma ndajnë pozitat gjashtë dhe shtatë me nga 16 pikë secila.