Roma raportohet se ka arritur marrëveshje në princip për transferimin e mesfushorit të Portos, Hector Herrera, i cili do ti bashkohet atyre si transfer i lirë

Meksikanit i skadon kontrata më 30 qershor dhe duket se ai nuk dëshiron që të rinovojë kontratë me skuadrën portugeze.

Herrera është lidhur me disa skuadra kohëve të fundit por sipas mediave Herrera e ka pranuar kontratë katër vjeçare të Romës.

Kjo marrëveshje është arritur në princip në mes të dy palëve, edhe pse mesfushori nuk mund të prezantohet zyrtarisht deri në afatin kalimtar të janarit.[

Interi, Napoli dhe Juventusi po ashtu ishin lidhur me një transfer të Herreras.