Ylli i Chelseat vazhdon të jetë prioritet për Real Madridin.

Reali është gati që ta ofrojë Marco Asension për ta sjellë në “Bernabeu” Eden Hazardin, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i klubit spanjoll dëshiron që Hazard të jetë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos, i cili u largua gjatë verës për të shkuar në Juventus.

Hazard po ashtu gjatë verës e kishte konfirmuar dëshirën e tij për ta veshur fanellën e Realit, mirëpo ende nuk është asgjë konkrete.

Është i vështirë largimi i Asensios, pasi trajneri i ri Santiago Solari e pëlqen shumë lojtarin