Real Madrid ka hequr dorë nga Neymar. Sondazhet e kryera nga “Los Blancos” në mesin e anëtarëve dhe tifozëve të tyre, i përftuar si mendim me peshë tashmë, duket se ka çuar në rikonsiderimin e kësaj piste në merkato nga presidenti Florentino Perez. Ky i fundit është gati të heqë dorë nga përpjekjet e vazhdueshme për të nënshkruar me Neymar.

Real Madridi do të orientohet në objektiva të tjerë për sezonin e ardhshëm. Sipas informatave nga “Cadena Cope”, klubi mbretëror spanjoll nuk është më i interesuar për shërbimet e yllit brazilian të PSG-së, ndaj ardhja e tij në “Santiago Bernabéu” është më shumë e zbehur se kurrë.

Shkaqet e këtij ndryshimi të opinionit nga Florentino Pérez është se transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror (222 milionë euro) nuk shihet mirë nga tifozët e Real Madridit. Kjo është treguar nga sondazhet që janë kryer në ditët e fundit.

Në këtë mënyrë, pas largimit të Cristiano Ronaldos, tani duket se objektivi kryesor i Real Madridit, verën e ardhshme, do të jetë një tjetër lojtar i PSG-së. Ai është sulmuesi francez, Kylian Mbappé, të cilin Florentino Pérez e dëshiron në “Bernabéu”.