Kryetari i Mitrovicës së Veriut është deklaruar për mediat serbe në lidhje me ngjarjet e stoshme atje.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka pasur një aksion në këtë pjesë, ku ka arrestuar katër persona.

Rakiq ka përshkruar versionin e tij të ngjarjes duke thënë se Njësia Speciale hyri në banesën e Dragisha Markoviq, polic i Kosovës dhe dy qytetarëve të tjerë, Sasha Quriçiq dhe Milosh Roshiq.

Rakiq thotë se Policia i ka njoftuar se aksioni po bëhej në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

“Por, unë dyshoj për këtë gjë. Unë dyshoj se arrestimet kanë të bëjnë me zhvillimet e djeshme”, tha Rakiq.

“Në rast se ROSU nuk do të tërhiqej, do të kishte luftë”, tha mes tjerash Rakiq.