Analisti politik hungarez Andrash Rac nga “Politikal Kapital” në intervistë për Euronjuz deklaroi se nuk ka dëshmi se jeta e Nikolla Gruevskit është nën kërcënim nëse kthehet në Maqedoni, përcjell Infomagazin.

Përndryshe, ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor të këtij vitit përmes një postimi në Facebook, njoftoi opinionin se është arratisur në Budapest të Hungarisë. Ai, poashtu shkroi se ditëve të fundit ka marrë kërcënime të panumërta për jetën.