Pothuajse 600 foshnje kanë lindur “të varur” nga droga në Skoci që nga viti 2015.

Problemi është më i përhapur në zonën e Greater Glasgoë dhe Clyde, me 178 raste gjatë tre viteve, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Të dhënat treguan se 584 foshnje lindën me sidromën e abstinencës neonatale (NAS) gjatë kësaj periudhe.

“Mesatarisht një fëmijë në ditë lind i varuar nga substancat narkotike,”-tha zëdhënësi i shëndetësisë Alex Cole-Hamilton. “Këto janë shifra të tmerrshme.”

Fëmijët e lindur me NAS, që shkaktohet nga droga e cila kalon nga nëna tek fëmija i palindur gjatë shtatzënisë, vuajnë nga një sërë simptomash, duke përfshirë dridhje të pakontrollueshme, hiperaktivitet dhe qarje.