Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Peqin.

Një 15-vjeçar është plagosur me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Burimet thonë se adoleshenti i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca. Dyshohet se i mituri është vetëqëlluar me armë, por rrethanat janë duke u zbardhur nga policia, shkruan lapsi.