Kontrolli i armëve do të jetë një nga temat kyçe në rendin e ditës në takimin midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump, në program gjatë samitit të G20 në Argjentinë.

Në samitin e Singaporit, Putin tha se ka për qëllim të diskutojë me shefin e Shtëpisë së Bardhë për të ardhmen e ”New Start” dhe të traktatit INF për raketat.

Trump kërcënon me tërheqjen e SHBA-së nga traktati INF, që në vitin 1987 i dhanë fund krizës së raketave.

Putin shtoi se në Argjentinë do të diskutonte me Trump edhe për Sirinë, Korenë e Veriut dhe Iranin si dhe bashkëpunimin ekonomik, përcjell Atsh.

“Stabiliteti strategjik është padyshim një nga çështjet kryesore dhe është e nevojshme të dimë se çfarë do të ndodhë me ‘New Start’ dhe me traktatin e INF-së dhe si do të zhvillohen ngjarjet’’, theksoi Putin.

Loading...