Që në momentin e parë që ajo u shfaq në ekran, u shpreh se nuk është rritur në Shqipëri, e si pasojë mund të bënte gabime në të folur apo në shkrim.

Është fjala për velinën e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella e cila së fundmi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në profilin e “Instagram”-it.

Një nga fansat e saj e pyet Kejvinën se përse personat e famshëm bëjnë kaq shumë gabime drejtshkrimore.

“Si ka mundësi që personazhet publike s’dijnë të shkruajnë saktë dhe pa gabime drejtshkrimore?”, e pyet ndjekësi.

Kejvina e mori me sportivitet pyetjen teksa u përgjigj se Zoti nuk t’i jep kurrë të gjitha.

“Po tani, nuk t’i fal Zoti të gjitha”, i përgjigjet Kejvina Kthella në “Instastory”.

Image

Image