Policia britanike tha se arrestoi më shumë se 70 vetë në një protestë për mjedisin, të shtunën, pasi demonstruesit bllokuan pesë ura përgjatë lumit Thames në qendër të Londrës.

Organizatorët e ngjarjes “Rebelë për zhdukjen” thanë se donin të bënin presion mbi Qeverinë e Britanisë për të ndërmarrë masa më të mëdha për të ngadalësuar ndryshimet klimatike dhe për të eleminuar emetimet e gazrave serrë deri në vitin 2025.

Protesta u mbajt për disa orë në Urën e Westminsterit, pranë parlamentit të Britanisë, ndërkaq pati edhe ndërprerje të trafikut në katër ura të tjera.

Qindra njerëz protestuan pranë Westminsterit, duke mbajtur banderola me mesazhe duke përfshirë “Ndaloni shkatërrimin e klimës”, “Era e karburantit fosil” dhe “Rebel për jetën”.

“Ky është një akt i mosbindjes civile masive. Ky është fillimi i një rebelimi ndërkombëtar që proteston për mungesën e veprimeve në krizën ekologjike “, u tha gazetarëve një organizator, Gail Bradbrook.

Loading...