Alketa Vejsiu duhet të jetë ndjerë shumë krenare kur ka dëgjuar emrin e saj teksa moderatorja shumë e njohur italiane, Paola Perego, e ka vlerësuar si një prezantuese shumë të zonja.

Image

Në emisionin ‘Maurizio Constanzo Show’ në televizionin italian ‘Canale 5’, Paola tregon se në Shqipëri bëhen emisione shumë të mira dhe aty përmend edhe Alketën.

“Ata bëjnë televizion të nivelit të lartë. Unë kam vizituar studiot televizive në Tiranë dhe janë shumë të bukura. Kam takuar Alketën, që është një prezantuese shumë e famshme, e cila bën programet e Bonolis në Tiranë si ‘Piter Pan’ dhe shumë të tjera dhe ajo është shumë e talentuar. Tani e kam edhe mike. Unë ndoqa nga afër edhe regjistrimin e emisioneve dhe janë me të vërtetë shumë avangarde”, – ka thënë Perego.

Alketa nuk ka ngurruar që këtë ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ dhe të falenderojë për vlerësimin moderatoren italiane.