Përplasje” në studion në transmetim ‘live’ mes dy moderatorëve shqiptarë, Klevi dhe Ermali. Shkak bëhet një diskutim në lidhje mes fobitë e tyre.

Moderatori i Pop Culture me mendjemadhësinë dhe arrogancën që e karakterizon, ka deklaruar se fobia e tij janë njerëzit e shëmtuar, të cilët, sipas tij, duke qenë se janë të shëmtuar, janë të palumtur dhe duke qenë të palumtur, janë të këqinj.

Por një gjykim i tillë është kundërshtuar me të drejtë nga moderatori i Intv, Ermal Peçi, i cili e ka cilësuar si qesharake.

“Nga ekrani po na ndjekin persona që nuk janë as miss e as mister e as të kuruar, e ti thuash kështu dikujt që nuk është vizualisht estetikisht i bukur, më duket qesharake…”, – u shpreh Ermali

Por Kelvi iu përgjigj i pakënaqur me reagimin e tij:

“Unë se pata me ty, ti ç’ke?! Kjo varet nga njerëzit. Ka njerëz që kanë hundë të madhe dhe kanë mendje të vogël! Unë kur jap një mendim timin nuk thua ti je qesharak sepse unë nuk të them që je qesharak”.

ImageImage