Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan të pranishëm ishin një çift bashkëshortësh, Lutfija dhe Halili.

Ata kanë një problem, pasi djali i tyre prej 2 muajsh është futur në burg së bashku me dajën, por ky i fundit ka dalë ndërsa djali vazhdon ende të jetë pas hekurave. Burri i thotë gruas një akuzë shumë të rëndë, se ajo ka bërë lojën e vëllait dhe jo të djalit. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Edhe pse familja ka një shqetësim shumë të ashpër brenda saj, ata kanë pranuar të jenë të pranishëm në këtë seancë ndërmjetësimi.

Halili: Halli im që kam sjellë gruan time këtu është që nga dita që më ka rënë djali në burg në mënyrë të padrejtë vetëm nga Gjykata, ose nga oficerët e Policisë Gjyqësore që nuk bënë hetime.

Lutfija: Pse më ke sjellë mua këtu? Çfarë faji kam unë. Ai djalë është i joti por edhe i imi. Për çfarë të iki të vëllai?

Halili: Ajo me mua nuk ka për të ngrënë më bukë. Ditën që është arrestuar djali im është kapur dhe vëllai i saj. Ajo duhet të shkojë tek vëllai i vet. Kërkoj sqarime…

Lutfija: Kjo është zgjidhja te iki te vëllai… pse të shkoj. Kjo është zgjidhja.

Halili: Vëllai jot nuk duhet të dilte nga burgu pa marrë nga pas dhe djalin.

Lutfija: Kam 31 vite martesë, kemi rritur 4 fëmijë bashkë, pse kjo do na ndajë. Unë i kërkoj të sqarohemi ai nuk pranon.

Eni Çobani: Pra, Halili nuk pranon që të sqaroheni?

Halili: Unë nuk sqarohem dot. Nuk jetoj më me atë. Për mua ka mbaruar kjo punë. Dhe unë të kuptoj që nuk ka zgjidhje.

Lutfija: E kam patur shumë të vështirë të vija këtu, por halli që më solli ky këtu. Unë e kam harruar, jo se nuk më dhimbset, se unë e kam djalë.

Halili: Çuni im është i pafajshëm…

Ardit Gjebrea: Me sa po kuptoj është se ata kanë qenë të dy brenda dhe vëllai i saj ka dalë nga burgu…

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur?

Lutfija: Kemi një hall shumë të madh. Na është bërë një padrejtësi shumë e madhe e djalit. Në datë  8.04.2016 vëllai im edhe djali im kanë qenë në një aheng, dasëm në lagje. Aty kanë qenë dhe 5 djemë të tjerë të cilët i kemi komshij. Dhe ata kanë qenë shkokët e djalit. Janë ngritur këta 5 djem dhe kanë marrë valle dhe është ngritur dhe djali im dhe ka hyrë në valle. Më pas pasi ka mbaruar vallja, djali im është ulur në tavolinë me dajën dhe më pas djemtë kanë dalë jashtë, njëri prej tyre e ka thirrur djalin dhe ai ka dalë jashtë ku dhe janë zënë, me pretendimin se ai është bashkuar në valle. Më pas ka dalë vëllai i saj dhe janë pajtuar në ato momente.

Eni Çobani: Ju ku ishit?

Lutfija: Ne ishim në shtëpi nuk dinim gjë. Unë kisha kaluar dhe një operacion të vështirë. Më pas në datën 9 një ditë më pas, i ati i të dëmtuarit Alban Pisha, bashkë më të ëmën erdhën dhe pinë kafe tek ne meqë kisha dalë nga spitali. Djali ishte aty, Dylberi nuk tha asnjë gjë. Pas kësaj largohen këta dhe fëmijët hanë darkë bashkë me këtë, djali thotë po iki tek daja. Më pas një sherr i madh tek porta, ky kishte rënë në gjumë se ishte pa qejf. Del vajza dhe i thotë që Dylberi është tek gjyshi dhe daja. Tek rruga ishin dy prindërit e tij, i vëllai dhe ai. Përplasej porta dhe bëhej shamatë. Vetë i dëmtuar dhe prindërit e tij, Alban Pishës i ka thënë hajde të ikim se nuk është Dylberi. Vëllezërit ikën të dy, ndërsa prindërit ndenjën. Ne hymë brenda në shtëpi dhe i thashë telefonoi Dylberit, ose Dritanit, vëllait tim.

Eni Çobani: Kur e more vesh ti Halili?

Halili: Kur erdhi policia…

Eni Çobani: Policia e ka marrë telefonatën si provë?

Lutfija: Asnjë gjë nuk ka marrë…

Lutfija: Vinë menjëherë të dy çunat edhe vëllai im. Sapo hynë në shtëpi ata dhe ne nisëm të tregonim ne ngjarjen, erdhi policia dhe i mori të dy çunat.

Eni Çobani: Cila është lidhja juaj mes djalit dhe vëllait në këtë ngjarje?

Lutfija: Ditën e nesërme del vëllai im dhe Dylberi ndenji në burg. Halili është kapur me këtë dhe nuk pushon. Sikur i kam unë fajet. Nuk më dhimbset më tepër vëllai se djali. Më pas vëllai ishte i lirë dhe në vazhduam nëpër polici. Ata nuk kanë bërë asnjë hetim. Vëllai ka ndenjur atë natë dhe në 6 të mëngjesit ka ardhur në shtëpi.

Halili: Djali im doli për gjykim, nga një gjyqtar me shërbim prove një herë në javë me akuzën goditje e lehtë. Shkon djali pas një jave dhe vjen letra ku shkruhej, “plagosje e rëndë me dashje”.

Lutfija: Vëllai im ka thënë që është i gatshëm të dëshmojë kur ta kërkojë policia.

Eni Çobani: Unë kam para një dosje që ma keni thënë ju. Të gjithë ju, vajza, vëllai keni thënë një alibi gjatë gjykimit dhe jo më parë. Duhet të thoni të vërtetën ashtu siç ishte.

Lutfija: Ky nxehet me mua kot. Është bindur me atë që thotë se e ka fajin vëllai jot. Albani ka thënë që nuk është qëlluar nga Dylberi.

Eni Çobani: Albani ka shkuar në polici dhe ka thënë që e ka goditur një person tjetër të cilin unë nuk dua t’ja thëm emin, pasi ne kemi bërë një marrëveshje me fjalë. Ndërsa për dajlin e dytë ka thënë që ai ishte me një kapuç dhe nga gjatësia dhe zëri, mendoj se ngjante me Dylberin. Sikundër u tha këta janë komshij dhe normalisht nga Prokuroria është marrë si një prove dhe njihet, por sipas mendimit tim kjo provë nuk ka qenë provë shteruese që do të thotë se në bazë të Kodit të Procedurës duhet të  ishin marrë disa persona me të njëjtën gjatësi dhe njëkohësisht ajo e njohjes nëpërmjet zërit. Ata duhet të ishin vënë para Albanit dhe nëpërmjet zërit dhe gjatësisë do të bëhej identifikimi. Këtu nuk dua të bëj asnjë lloj aludimi nëse është Dylberi apo jo, sepse është marrë vendimi i formës së prerë. Prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë ëpr ta bërë këtë gjë për ta dalluar Alabani, nesh ai e identifikonte se ishte Dylberi.

Ardit Gjebrea: Albani çfarë ka thënë, që ka qenë njëri me kapuç dhe tjetri pa kapuç?

Eni Çobani: Ai pa kapuç e ka vuajtur dënimin…Ky personi që nuk po e përmendim nuk e ka përmendur në asnjë moment Dylberin.

Lutfija: Ai nuk e ka pranuar që ka qenë aty, por e ka marrë dënimin dhe është dënuar me shërbim prove se ishte minoren. Mua nuk më intereson askush tjetë dhe dua vëtëm  djalin tim.

Halili: Ti do shkosh tek vëllai jot, nuk e ke mbrojtur djalin…

Lutfija: Çfarë të kam bërë të kam tradhtuar, gënjyer, vjedhur…

Halili: Nuk e mbrojte djalin… për mua jemi ndarë…

Lutfija: Si do i thuash djalit u ndava me nënë tënde.

Halili: Me këtë stres që kam unë, arrita në vetëgjykim. Jam thënë dhe oficerit të Krimeve të Rënda ku janë provat e kësaj ngjarje.

Eni Çobani: Dalja e Dritanit e ka komplikuar pas situatën e Halilit, pse del ai dhe jo Dylberi. Dritani ka shkuar në polici bashkë me djalin dhe ai ka dalë ndërsa djali jot është dënuar. Tani është një histori pak e çuditshme, o Dritani ka qenë djalin deri në fund dhe atë Dritanin e kanë favorizuar, ose kanë qenë të dy bashkë dhe njërin është dënuar në mënyrë të padrejtë.

Halili: Dosjen e kam unë dhe i dëmtuar thotë që nuk ishte as Dritani as nipi i Dritani.

Eni Çobani: I dëmtuar ka bërë identifikim e personave, ka treguar që personi i pa maskuar ka qenë një djalë tjetër, ndërkohë që pëe djalin me kapuç ka dyshuar, dhe ka thënë nga zëri dhe gjatësuia unë kuptoj së është Dylberi. Më pas policisë i ka dalë të bëjë provën që rhashë më sipër.

Publiku ka votuar në favor të zonjës Lutfije dhe e ka mbështetur duke i dhënë të drejtë.

Sipas Eni Çobanit problemi është shumë i rëndë. Halili dhe Lutfija kanë 31 vite martesë dhe situata është e rëndë dhe prej dy muajsh djali i tyre vuan dënimin. Halili nuk lejon zonjën  Lutfije të qëndrojë në shtëpi. Halili duhet të bindet nga faktet dhe provat e përmendura nga Enit.

Eni Çobanit: Nuk mund të dënohet një person vetëm me një prave të vetme, ndërkohë kur dhe ajo nuk ka qenë shteruese për autorin e kësaj ngjarje. Prokuroria duhet të marri provën e plotë që të mos ketë asnjë dyshim nga prindërit apo dhe personat e tjerë. Pavarësisht dyshimin apo indicies që mund të ketë Prokuroria duhet të marrë provat e plota.

Zonja Eni i kërkoi Lutfies që ajo të bashkohet me burrin e saj, pasi nuk do të zgjidhin gjë në këtë mënyrë duke ndenjur të zënë.

Halili: Kam ardhur këtu dhe jam nga ata që djali im të bëjë dhe 10 vjet burg nëse është autori i ngjarjes. Unë e pranoj këshillën tënde Zonja Eni, por kur një njeri të vuajë pa të drejtë. Unë nuk kaloj dot para shtëpisë dhe të dal jashtë. Nuk është djali im autori i kësaj. Kjo është drejtësia.

Eni Çobani i premtoi dy të pranishmëve se situatën do e ndjekë deri në fund dhe uroi që ai të marri sa më shpejt pafajësinë.

Halali tha se ata janë gjyshër dhe uroi të që plaken bashkë deri ditën e fundit jetës. “Me Lutfien do rri gjithë jetën dhe e pranoj  në shtëpi”, tha Halili./tvklan