Shkruan : Florim  V. AJDINI

Nëse do u bëhej një analizë e thellë psiko-filozofike  kryeveprave botorore, që në mënyrë më efikase, arrijtën të kenë një  ndikim sadopak pozitiv,  mbi funkisonimin  real te psikës se njeriut të civilizuar dhe inteligjencës  së  tij, me qëllim të   largimit të devijimeve të popujve nga gjenetika  e tyre parësore, qoftë ajo biologjike apo kulturore,  do të ishtë një ndërmarrje intelektuale e cila do kishte shpëtuar shumë identitete dhe civilizime, që sot nuk egzistojnë më.

Përfshihen këtu kombet e ndryshme,  kulturat dhe ideniteti i tyre, të ndjellur vazhdimisht nga  devijimi i përhershëm i rrugës së shtruar nga dreqi,  që zakonisht thirren në atë që është hyjnore dhe në jetën pas vdekjes.  Kjo e ligë,  që nga idhëtarët e saj do interpretohet si rrugë е hyjnive apo rrugë e së vërtetës,  ka bërë që  vlerat e çmuara të identiteteve të shkëlqyera, të kllapiten nga e njëjta,  dhe mos t’a identifikojnë këtë gjamë si e “ liga konstante jashtëkohore”.  Në këtë kontekst, do të thoja që nuk ka koncept  më të fuqishëm filozofik, që shpjegon kufinjtë e së ligës, dhe vetëdijen e kulluar të intelektit dhe logjikës njerëzore,  që së paku, t’a mposhtë apo t’a amortizoje fuqinë e saj shkatërruese kundrejt kombeve dhe kulturave.  Është kjo,  kryevepra  “Jenseits von Gut und Böse“ ( përtej mirësisë  dhe ligësisë), e të famshmit dhe jashtëkohorit Nietzsche.

Vepra e në fjalë, paraqet   mesazh të fuqishëm drejt “mvetëdijesimit të njerit në kontekst të qenies së tij origjinale”, bazuar,  në gjenetikën e tij bilologjike, kulturore e më pas  identitare.” Në  këtë kontekst, Nietzsche, përqëndrimin e tij psiko-filozofik e vëndos në e faktin e pavetëdijshëm të daljes nga vetëvetja, në rradhë të parë të individit,  më pas të komuniteteve të caktuara, që  përfundimisht, stuhia dhe doktrina e saj gjithpërfshirëse, të mbërthejë  vrullshëm dhe vendos në trans,  popujt, kulturat  dhe  civilizimet, për t’u mbisunduar nga  kllapia e tyre identitare.

Në veprat e tija Nietzsche,  analizonte dhe studionte,  fenomene komplekse dhe të ndryshme të shoqërisë, që në fakt, paraqesin konceptet e tija filozofike të trasimit të rrugës së përsosur të popullit gjerman, në kontekst të ruajtjes apo mbrojtes  së gjenit të tij kulturor,  të pastrimit të së njëjtit, për të vazhduar rrugën e gjatë të civilizimit që ngadhnjen, dhe për ta vëndosur popullin e tij në panteonin e popujve më të ngritur të rruzullit tokësor.  Filozofia e tij në mënyrë të rafinuar, dhe  mjaft komplekse,  prek, shumë segmente të psikës njerëzore, të përfshirë nën terrin e injorancës, qe si pasoje sjellin  mutacionet dhe matamorfoza  kulturore, morale dhe transformimet gjenetike, që ajo shkakton.  Në  rastin konkret, mesazhi i saj, paraqet shpejgim filozofik mbi   divinen dhe ndikimin e saj mbi  identitetin e shumë popujve, dhe që prekin fuqishëm mbi  transformimet idnetitare që mberthejnë edhe  kombin tonë.  Është kjo një shpejgim në shikim të parë, abstrakt, psiko-filozofik, por që karakterizohet me një përmbajtje  psiko-filozofike magjike,  e cila vështirë se mund të ushtrojë ndikimin e saj në rrethana aktuale, ndër ne shqiptarët në tranzicion të përheshëm. Aq më tepër, një gjë e tillë do të ishte e pamundur, kur të njëjtën e shikojmë nga prizma e globalizmit si fenomen, që në kohen e autorit, nuk ishte edhe aq evident.  Vepra prek shumë   dimensione të shoqërisë në një dekadencë multidimensionale,   largimin eventual nga e cila autori e shikon në korniza të vendosura “ përtej  së mirës dhe  ligësisë, pra, filozofisë së të ardhmes!” E çuditshme kjo, por kështu mendonte Nietzsche, se  mundej të krijohej fama dhe pastërtia e popujve të mençur të botës, përfshirë këtu, në rradhë të parë popullin gjerman.  E kritikuar e keqinterpetuar dhe e karakterizuar si nihiliste, madje edhe e natyrës fashiste, kjo filozofi  ushtroi ndikimin e saj tek  popujt e  ndryshëm, për t’i artikuluar dhe të ftalluar mire ato, duke i bërë shtete dhe emra që referoheshin dhe në rradhë  të pare reflektonin,   emrin dhe identitetin të tyre  unik kombetar.

Genesis-Epiqendra: Worms- Prusia e asaj kohe!

Kundërshtim selisë së shenjtë në Vatikan,  rreth  plaçkitjes së besimtarëve madje edhe në situata post-mortum (që të vdekurit, në botën tjeter, t’ i sigurohej parajsa), duhej paguar taksa të caktuara, veprime  këto që revoltonin vetëm masën e thjeshtë, që nuk mundej t’i plotësone këto kushte.

Filozofia fetare: Dogmat e kodifikuara,  leximi dhe interpetimi it tyre:   Perëndia, nuk është vetëm romake, ajo po aq është edhe  gjermane. Ajo flet poashtu edhe gjermaisht! Pra, madhështia dhe shenjtia e saj, ishte ndërlidhje direkte ndermjet popullit gjerman dhe vetë perëndisë!  Ishte kjo koha, kur libri i shenjt u përkthye për se pari her në gjermanisht. Rezultati: Luteri perçau katolicizmin, por bashkoi gjermanët për herë të parë në një trung të vetëm kombëtar! Ai përçau edhe botën katolike në përgjithësi, por bashkoi popullin e tij të shkapërderdhur gjithandej nëpër provincat e Prusisë , dalë jasht kontrollit identitar. Blasfemi e paparë, për kohën do thosha! Tentativë për dënim me vdekje ishte ky akt.  Mrekullia ishte ajo qe e shpëtoi, do thoshte Nietzche i madh, shekuj me pas. Pas tij qëndronte iteligjenca gjermane, do të thosha unë, ishte ajo që e mbronte Luterin dhe planin e tij, atëherë kur gjyqi kishtar e denonte me inkuizicion. Ishte populli gjerman i pambrojtur në të gjitha segmentët e jetës, në arenën e ndodhive të mëdha të kohës, nga hyena, çakallë,  ujqë leopardë e tigra gjakësorë? Në njërën anë Anglia e fuqishme e Tudorëve me Henrin e VIII, në anën tjetër Franca e fuqishme e Francois -II, konsorti i Mary-së, mbretëreshës së Skocisë, që synonte bashkimin e Anglisë me Francën në një mbretëri të vetme! Dhe e tërë kjo stuhi ngjarjesh të mëdha në Europën e trazuar, krijoi placentën në të cilën do të lidhej bërthama Nietzche-iane e mençurusë së shenjtë.

Filizofia e kësaj mençurie, do të konceptonte identitetin gjerman, si racë e pastër, në të gjitha kontekstet e mundëshme të identitetit të tij të nëpërkëmbur atëbotë, nja garë kundrejt kohës së humbur!  Ishte filozofia e ndritjes dhe zgjimit,  të cilën autori e  gjente vetëm ‘përtej  të së mirës dhe ligësisë’ që ajo djellte.  Ishte kjo filozofia që në të ardhmen, ndoshta do të vazhdonte të kthjelltësonte mendjet e kllapitura të popujve dhe kulturave në lëngim,, dhe pse jo të atyre që tanimë ishin në agoni të zhdukjes së sigurtë, gjithnjë bazuar në përpjekjen që këto kultura dhe pupuj, mos të përjetojnë shuarjen e përhershme nga  faqja e dheut.

Ç’mundemi të mësojmë ne shqiptarët sot nga kjo filozofi? Sa jemi në gjendje ta kuptojmë atë? Apo ndoshta edhe as që e njohim autorin, e lëre më veprat e tija kolosale dhe porositë që ato përcjellin !  Sa na zgjon ajo nga amullia  multidimensionale, ku jemi katandisur tanimë me dekada në bijtë e shekullit të ri !? Cila mendje e ndritur, do të ishte në gjendje që këtë katrahurë të përdhosur shoqërore, intra-shqiptare,  ta ndjejë së paku, cila do ishte ajo fuqi jashtëtokësore që së paku këtë metamorfoze destruktive a la   shiptarçe, që ngadalë por sigurtë, në emër të divines, në emër të perëndisë dhe mirësive që sjell madhështia e saj, për çudi, na shtyn pamëshirshëm,  drejt greminës  që fatkeqsisht vetëm një shtresë simbolike e jona,   po e ndjen ?  Cili është ai burr shqiptar me gjak ilirik, që së paku do merrte guximin që publikisht ta identifikojë ligësinë e përbindëshive që po na disfigurojnë si identitet në të gjitha trojet ku  frymojmë, në jug e në veri, në Prizren e në Gostivar, në Shkup e në Saranda ne Himarë, e gjetiu ?!  Cilët do ishin ato burra  që do ta krijonin strategjinë vendimtare dhe të mençur,  t’i thonin stop kësaj katrahure satanike, psikologjinë e së cilës as i madhi Freud, nuk do mundej ta deshifronte.  Si duket, gatise aspak nuk kemi kohë  dhe guxim, t’a  refuzojë dorën e ligësisë  dhe miqësisë që po na shtrihet tanimë një kohë të gjatë. Kjo për fatkeqsinë tonë, vjen me aminin e përëndisë, spiritualizmin e vëllezërve tanë që funskinojnë në bazë të kopmploteve famkeqe, të shpërlarjes së logjikës tonë të mjerë, që fuqishëm përkrahet nga miqësitë të mëdha të së kaluarës ! Miqësive për shkak të së   cilave,  vuanin dhe vdisin mendjet e ndritura të kombit. Atëherë kur rrallë kush guxonte të kundërshtonte pushtimet selxhuke dhe gjamën që ato na paten sjellë atëbotë. Gjamë kjo multidimensionalitetin fatal të së cilës, vështirë e kupton inteligjenca e shqiptarit mesatar, qytëtar i rëndomtë i kasabave, strofulla të flashkëta të ringjalljes së dekadencës fisrore anadollake, ultra ortodokse grekomane dhe arabo-nomade, që  vetë shiptari i besimeve të ndryshme, i pranon me lehtësi, të kontrollua nga transi i të qenurit jashtë vetëdijes kombëtare-i kontrlluar nga e liga abstrakte e kohës.   

Rezultat i këtij amalgami demokratik  të kohës:   bit-pazaret dhe kasabatë që lirshëm mund të quhen «  pashallëket e para të neokolonializmit arabo-anadollak », që për fat të mirë, kësaj rradhe na vjen me salltanate edhe më të sufistikuara, si ; interenti,   lëvizja e lirë, gjuha, muzika, miqësitë e reja, veshjet e përdhosura, në kërkim të divines, që hasen madje edhe në këto rrethe të varfëra  ‘akademik’. Nuk është për tu habitur, madje,  kur nga ndonjë autoritet i madh, që ka rastisur këto anë,  deklaron për vëllazërinë e përjetshme ndermjet nesh dhe atyre. Thjesht deklaron ai: jemi njëlloj, jemi vëllezër ! E na, si për çudi,  aplaudojmë !  Kështu krijohet dhe shtresohet llumi dhe flashkja ne ambientet tona shqiptare, dikur të pastra si loti, por të përvuajtura për fjalën e lirë,  që ashpër sanksionohej.  Janë  këto clichee-të markante të przierjes së llumit kulturor, që vjen e  grumbullohet gjithandej, një llum, përbërjen e të cilit,  as  Freudi i madh nuk do mundej ta analizonte dhe studionte, ngase  gjeneza e tij psiko-logjike  funksionin sipas kodeve nga më komplekset, që logjika e shëndoshë, nuk i percepton fare.  Petku  dhe logjika jonë e shëmtuar, beteja jonë e fuqishme për të bërë sa më sevap, e për të siguruar vendin në parajsë, fatkeqësisht, qëndron në bërthamën e saj ! Rruga jonë e paudhë !, do ta quanin mendjet e mëdha të kombit, që ndonjë hoxhë i përdalë dhe në trans, do t’i quante « mendjet e mëdha të autobusit !« O tempora o mores ! Koncepte të  njëjta, që historia po i përsërit,  sikur ato që nëpër shekuj, prodhonin kataklizma shpërnguljesh dhe ç’rënjosje nga toka ëmë, të lidhura pikërisht,  ndërmjet, po këtyre  vëllezërve tanë në trans :  grekut, turkut dhe rusit, e nomadëve modernë,   farë kjo  që prodhoi miellin për bukë te huaj, dhe përhapje të saj në vatrat tona ! Sa komplekse dhe e palogjikshme,  është logjika e shqiptarit kur e pyesin si e kemi emrin!? Ndërsa sa të ashpra janë gjykimet dhe përgjigjet e tija rreth çështjeve që i tangojnë këtij emri !

Ç’ vendosjen e dramës në rrethanat tona shiptare, në epokën e lirisë së mendimit  dhe njeriut –viktimë e pavetëdijshme në fokus të vëmendjes, si përfundim do të ta shpjegoja me thëniet e mendjeve  të mëdha si Fan Noli, që ndërmjet tjerash pat thënë : Fenë mund ta pranojmë siç na ofrohet dhe imponohet, ndërsa kombin nuk mund ta shesim e ta ndrojme, ngase ai që shet komb në emër të fesë, merr vulën e zezë të tradhtisë në ball, ngase puna e tij, çon ujin në mullinjtë e huaj. Kjo është mëkatë ndaj perëndisë tonë, ngase të injorosh vetveten, bazuar në parimet e metamorfozës, do të thot, të jesh i pa fe, i paudhë dhe i  pavetëdijshëm, andaj edhe perëndia nuk të do ! Nëse ky proces i pavetëijshëm i  transformimit në një  petk tjetër, bëhet jashtë vetëdijes dhe udhëhequr nga satani, duke pozicionuar veten,  në pavetëdijë,  në frontin e luftës ndërmjet civilizimeve, dhe nese ‘shqipfolësi ‘ është aktori qe ne këtë përmbysje të botës tonë, luan rolin kryesor, atëherë zoti na ndihmoftë…

“Përtej së mirës dhe së ligës”,  Nietzsche, akuzonte filozofët dhe inteligjencën e kohës, për faktin  e pranimit të pa logjikë që dogmave fetare,  si vlera morale.  Për më tepër, ai akuzonte themelimin e një sistemi famëkeq psiqik dhe metafizik, që kontrollonte besimin shterp dhe jo mjaftueshëm të nuhatur që sipas tij, çonte drejt zënkave dhe mostolerancës ndërmjet vetë gjermanëve, por edhe popujve të ndryshem.  Andaj, koncepti i tij filozofik, i asaj bote, ishte mësim i jashtëkohor,  për masat që u dedikohej, por që fatkeqsisht, në kaosin e dramës së interesave milionngjyrëshe, në rrethanat shqiptare,  nuk ka të ngjarë të gjejë vendin e duhur. Filozofia e tij e ardhmërisë, nga shqiptari peudo-intelektual,  shikohet si koncept kaotik, multi dimensional, i cili origjinën e ka në nihilizëm !

 

 

 

Loading...