Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite rreth orës 17 në rrugën e vjetër Zhelinë – Grupçin, ku si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar shtatë persona, njofton TetovaSot.

Sipas informatave paraprake, mësohet se janë përplasur dy makina njëra e tipit Audi e tjetra e tipit Fiat. Nga ky aksident i rëndë kanë mbetur të lënduar shtatë persona, edhe atë katër persona tek automjeti i tipit Audi dhe tre persona tek automjeti Fiat. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ekipet e policisë dhe zjarrfiksat kanë dalë në terren dhe po hetohen shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin./TS