Nga Abdulla Mehmeti

LAJMI

Sipas agjencisë bullgare të lajmeve „Fokus“, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është larguar nga Hungaria në drejtim të Rusisë ose Turqisë. Ky lajm është publikuar sot, më 17.11.18, në orën 13:28.

„Sipas informatave të paverifikuara, kryeministri i mëparshëm i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është larguar nga Hungaria, ka njoftuar një përfaqësues i lartë i partisë OBRM_PDUKM (VMRO) për agjencinë bullgare të lajmeve „Fokus“.

Si destinacion i fundit i Gruevskit janë përmendur Rusia dhe Turqia.“)

KOMENTI

1.
Ku mund të arratisen përveç se në Rusi, të gjithë kriminelët, hajdutët dhe agjentët e kauzës serbe-ruse në rajon, kundërshtarë të SHBA, BE, NATO dhe armiq të zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në rajon, si nga pala sllave edhe ajo meleze shqiptare në Maqedoni, dhe jo vetëm?!

2.
Përderisa nuk u shtrëngohet laku edhe disa politikanëve shqiptarë në pushtetin aktual, në Shkup, Tiranë e Prishtinë, që dhe atyre t’u shihet drejtimi nga do të ikin, tek nëna e tyre ideologjike, në Rusia, edhe më tej një pjesë e shqiptarëve naivë do të jetojnë me ëndrra kuajsh, të Shën Savës, Car Dushanit, Çubrilloviqit, Esad Pashë Toptanit, Koçi Xoxes, Qosiqit, Millosheviqit, Sheshelit dhe pasuesve të tjerë të ideologjisë çetnike!

3.
VMRO (Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase), e themeluar më 1893 në Selanik, për bullgarët e njohur si organizata e fshehtë bullgare për krahinat e Edrenesë dhe Maqedonisë, është themeluar nga shërbimet sekrete serbe dhe ruse për t’u shërbyer interesave sllave në rajonin e Ballkanit (Gadishullin Ilirik). Dy rrymat e fuqishme në radhët e kësaj lëvizje politike dhe ushtarake (me frymë çetnike), kanë qenë në luftë të përhershme për dominim, për interesa serbe dhe bullgare, dhe asnjëherë për shtet të pavaruar të Maqedinisë, përgjatë shekullit XX dhe sidimos nga viti 1990, kur u formua në Maqedoni partia politike si trashëgimtare e kësaj organizate, me emrin OBRM – PDUKM (Partia Demokratike për Unitetit Kombëtar të Maqedonasve), e cila nga pavarësimi Maqedonisë më 1991 ka qenë forca më e madhe politike në Maqedoni. Kjo parti ka formuar disa herë qeveri në Maqedoni në koalicion me partitë politike të shqiptarëve, fillimisht me PDSH dhe më vonë me BDI, disa mandate me radhë, deri më 2016.

4.
Fatkeqësia e qytetarëve të këtij vendi, e shtetit të përbashkët shumetnik të Maqedonisë, dhe sidomos e shqiptarëve, përveç kësaj partie (VMRO) të dëshmuar më tepër se një shekull si organizatë e agjentëve dhe mercenarëve të huaj, çerdhe kriminelësh dhe hajdutësh, kanë qenë edhe agjentët shqiptarë të shërbimeve sllave dhe greke, të infiltruar në radhët e partive të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe LSDM, e cila nuk ka arritur të transformohet në parti moderne, me koncept demokratik dhe proevropian, të pastrojë me të kaluarën e saj komuniste, të mos i grupojë edhe më tej mbeturinat e atij regjimi kriminal, si nga radhët e popullit maqedonas edhe nga radhët e popullit shqiptar në Maqedoni.